Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure. Për shkak të goditjes së fortë, mjeti është rrotulluar disa herë dhe ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e automjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale, po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe kanë normalizuar qarkullimin në zonë.
Sipas dyshimeve të para, aksidenti ka ndodhur pasi 28-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.










