Aksident në Vajkan ne aksin Fier–Lushnjë, 4 të pl*gosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e njërës korsi të autostradës, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në një prej akseve më të ngarkuara të vendit gjatë sezonit veror.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.