Shuhet plotësisht zjarri mbi tunelin e Llogarasë, zona mbetet nën monitorim

Vatra e zjarrit mbi tunelin e Llogarasë është shuar plotësisht pas një operacioni të koordinuar nga Prefektura e Qarkut Vlorë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Në operacion morën pjesë 4 automjete zjarrfikëse, 11 efektivë të shërbimit zjarrfikës nga Himara dhe Vlora, 43 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i Forcës Ajrore, të cilët punuan për neutralizimin e flakëve në terrenin e vështirë malor.

Sipas autoriteteve, situata tashmë është vendosur plotësisht nën kontroll. Megjithatë, strukturat përgjegjëse do të vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit.