Ministri ka njoftuar zbatimin e ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit gjatë sezonit turistik 2026 do të pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike.
Sipas njoftimit, pezullimi hyn në fuqi me zbatimin e vendimit dhe do të zgjasë deri më 15 shtator 2026. Masa synon të garantojë mbarëvajtjen e sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe krijimin e një mjedisi më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.
Vendimi përcakton qartë kategoritë e punimeve që pezullohen, ato që përjashtohen nga masa, zonat ku zbatohet pezullimi, rregullat për lejet e ndërtimit, masat administrative në rast shkeljesh, si edhe institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për të garantuar një sezon turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.










