Protestë në Bashkinë Klos, punonjësit bojkotojnë punën kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

Punonjës të administratës së Bashkisë Klos kanë protestuar këtë të premte kundër propozimit për riorganizimin territorial, i cili parashikon shkrirjen e kësaj bashkie. Në shenjë kundërshtimi, ata kanë bojkotuar punën, duke kërkuar rishikimin e reformes territoriale.

Sipas tyre, shkrirja e Bashkisë Klos do të ndikonte negativisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe në funksionimin e administratës vendore. Protestuesit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të dëgjojnë shqetësimet e tyre përpara se të merret një vendim përfundimtar.