Peshkonte me lëndë pl*sëse, 65-vjeçari humb jetën në Porto Palermo

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.