Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.
Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.










