INSTAT:Rrugët e Shqipërisë , 679 aksidente në gjashtë muaj

Rrugët e Shqipërisë vijojnë të shënojnë bilanc të rëndë aksidentesh. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë regjistruar 679 aksidente rrugore, ku 952 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i aksidenteve është rritur me 6.8%.

Muaji qershor rezulton më problematiku, me 132 aksidente dhe 186 persona të vrarë ose të plagosur, ndërsa në qershor të vitit të kaluar u regjistruan 107 aksidente dhe 140 të dëmtuar.

Sipas INSTAT, 93.9% e aksidenteve të regjistruara në qershor kanë ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 35–44 vjeç përbën peshën më të madhe të drejtuesve të përfshirë në aksidente, me 28% të totalit.

Tirana kryeson listën e qarqeve me numrin më të lartë të aksidenteve, me 277 raste dhe 345 persona të vrarë ose të plagosur. Pas saj renditen Lezha me 74 aksidente dhe Vlora me 67.

Statistikat tregojnë gjithashtu se një në katër aksidente ndodh në intervalin 19:00–24:00, ndërsa e marta është dita me numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 18.9% të totalit. E enjtja rezulton dita me incidencën më të ulët, me 7.6%.