Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas veprimit të deputetit Agron Shehaj, i cili mori kopjen e marrëveshjes së klasifikuar për huanë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u largua nga salla e Kuvendit.
Sipas Ballës, veprimi i Shehajt përbën shkelje të ligjit, ndaj ai duhet të arrestohet në flagrancë për marrjen e paligjshme të një dokumenti të klasifikuar.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga punimet e Kuvendit për 60 ditë, si edhe referimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme.










