Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel Pyllin e Sodës në Vlorë, duke shkaktuar një re të dendur tymi që është përhapur mbi disa zona të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është regjistruar në pyllin me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit.










