Është identifikuar si Refit i njohur si Nertil Buzi, 35 vjeç, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë kriminale që tronditi mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Bashkinë Roskovec.
Sipas Policisë, rreth orës 06:00, Buzi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, K. P., 58 vjeç, i cili humbi jetën në vend. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra, B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, pas ngjarjes, 35-vjeçari është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete ish-bashkëshorten e tij, R. P.. Autoritetet po hetojnë rrethanat e largimit të saj dhe nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar se ajo është marrë peng.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e Nertil Buzit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.










