Ka shkuar në 11 numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, në kohën kur brenda mbahej seanca e fundit plenare.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë nisën që në orët e paradites, ndërsa uniformat blu kanë vijuar me shoqërimet e pjesëmarrësve në protestë.
I fundit që është shoqëruar nga policia është aktivisti Edison Lika, i cili u ndalua teksa ishte duke dhënë një intervistë live për News24.
Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi arsyet e shoqërimeve apo akuzat që rëndojnë ndaj personave të shoqëruar. Situata mbetet në vëmendje, ndërsa priten reagime dhe sqarime të mëtejshme nga autoritetet.










