Zjarr në kodrat pranë Selishtës në Cakran, tre mjete zjarrfikëse në terren

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran, Bashkia Fier.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte, pemë dhe shkurre, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse me efektivët përkatës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të tjera.

Deri më tani nuk raportohen banesa të rrezikuara apo persona të lënduar.