Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, furgoni i mallrave ka goditur nga pas mjetin bujqësor. I plagosuri është transportuar fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.










