Korrespondenti italian në Shtëpinë e Bardhë gjendet i pajetë në Uashington

Daniele Compatangelo, korrespondenti prej vitesh i televizionit italian La7 në Uashington, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të papritur.Sipas burimeve të cituara nga agjencia italiane e lajmeve Adnkronos, gazetari u gjet i pajetë në banesën e tij në Uashington dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak në zemër.

Compatangelo u bë së fundmi pjesë e vëmendjes ndërkombëtare pas një interviste telefonike me presidentin amerikan Donald Trump për emisionin “L’Aria che Tira” në La7.