Tension në nisje të Kuvendit Kombëtar të Protestës, qytetari refuzon të largohet nga rreshti i parë

Kuvendi Kombëtar i Protestës po zhvillohet sot për herë të parë, por nisja e tij është shoqëruar me momente tensioni dhe pakënaqësie.

Një incident u regjistrua kur një qytetar u ul në rreshtin e parë, ndërsa tre të rinj ndërhynë për ta larguar. Pavarësisht insistimit të organizatorëve, ai refuzoi të ngrihej nga karrigia.

Sipas asaj që u pa në vendngjarje, qytetari shprehu pakënaqësinë pasi kishte kërkuar të merrte fjalën, por nuk iu dha mundësia të fliste. Situata krijoi tension për disa çaste, përpara se aktiviteti të vijonte normalisht.