Lëvizja qytetare që prej javësh po proteston në Tiranë ka hyrë në një fazë të re organizimi. Në ditën e 49-të të protestës, organizatorët kanë njoftuar nisjen e procesit të anëtarësimit dhe regjistrimit për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar.
Sipas tyre, Kuvendi synon të krijojë një strukturë përfaqësuese të qytetarëve dhe të shërbejë si një platformë për koordinimin e mëtejshëm të protestës. Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në procesin e regjistrimit, duke e cilësuar atë si një hap drejt zgjerimit dhe konsolidimit të lëvizjes qytetare.










