Protesta e 48-të para Kryeministrisë, incident pranë makinës së Ramës: Policia ndalon një protestues

Një incident është regjistruar pak para nisjes zyrtare të protestës së 48-të para Kryeministrisë.

Sipas pamjeve të publikuara, një qytetar pjesë e tubimit ka protestuar pranë automjetit me të cilin pritej të largohej kryeministri Edi Rama nga godina e Kryeministrisë.

Pas ndërhyrjes së policisë, qytetari është shoqëruar nga efektivët. Disa prej protestuesve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë pretenduar se personi është futur me forcë në automjetin e policisë.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shoqërimin dhe rrethanat e incidentit.