Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, është marrë i pandehur nga organet e drejtësisë.
Sipas burimeve, ndaj Kokoneshit rëndon akuza për veprën penale “shpërdorim detyre”. Për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
Çështja është hedhur në short për shqyrtim dhe gjyqtari i seancës paraprake është caktuar Erjon Çela.
Dosja e hetuar nga prokurori Elvin Gokaj ka mbërritur në GJKKO, ku pritet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë fazën paraprake të procesit.
Krahas Fredi Kokoneshit, të pandehur janë marrë edhe Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.
Sipas hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për dhënien me qira të disa pasurive publike.
Këto prona janë përdorur për ndërtimin e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërsa në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës rezultonin të regjistruara si tokë bujqësore.
Hetimet pritet të vijojnë tashmë në fazën gjyqësore, ndërsa Gjykata e Posaçme do të vendosë për hapat e mëtejshëm të procesit ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje.










