Vlorë/Përplasen dy automjete, pl*gosen dy vajza

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa dy vajza kanë mbetur të plagosura rëndë. Ato janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.