Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Tepelenë.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në kthesën e Viroit, në aksin Gjirokastër–Tepelenë. Sipas informacioneve paraprake, motoçiklisti Jorland Koçi është përplasur me një maune pasi dyshohet se ka hyrë në korsinë ku po lëvizte mjeti i tonazhit të rëndë.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar dëmtime shumë të rënda, duke humbur këmbën e majtë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidenti










