Mb*tet në lumë 15-vjeçari ne Berat , donte te lahej për t’u freskuar

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të diel në fshatin Orizaj, në bashkinë e Beratit, ku një 15-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u mbyt në lumë.

Sipas informacioneve paraprake, Fatjon Sadushi ishte duke punuar në arë së bashku me të atin. Në një moment ai ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

I ati është futur menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Viktima është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një mbytje aksidentale.