5 të pl*gosur nga përplasja e dy makinave në aksin Elbasan–Peqin, dy në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke lënë të plagosur pesë persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa për nxjerrjen e të plagosurve është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Dyshimet e para janë se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.