Dyshohet se vr*u bashkëshorten me a*më zjarri, arrestohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dracin” të Shkodrës, ku një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, Policia ka ndërhyrë menjëherë pas ngjarjes dhe ka arrestuar në vendngjarje autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.