Marjana Koçeku kundër financimit të koncertit të Kanye West: 4 milionë eurot duhej të shkonin për parandalimin e zjarreve


Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa javësh ka braktisur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjetet sociale kundër vendimit të qeverisë për të financuar me 4 milionë euro koncertin e Kanye West.

Koçeku deklaron se këto fonde duhej të ishin investuar në parandalimin e zjarreve, mbështetjen e banorëve dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave civile, duke kujtuar dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret vitin e kaluar dhe rrezikun e shtuar këtë verë për shkak të temperaturave të larta.

“Shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë”, shprehet deputetja në reagimin e saj.