Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka plagosur me thikë xhaxhanë e tij.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasi xhaxhai kishte konstatuar se i mituri konsumonte lëndë narkotike dhe kishte njoftuar babanë e tij për këtë problematikë. Dyshohet se, pas këtij konflikti, 16-vjeçari ka marrë një thikë dhe e ka goditur xhaxhanë dy herë.
I plagosuri ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar të miturin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.










