Një ngjarje tragjike është regjistruar në Mirditë, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar për riparimin e energjisë elektrike në një shtyllë, kur dyshohet se është goditur nga korrenti. Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autoritetet dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.










