Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij.
Në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, 4 prej të cilëve vëllezër.
Sipas informacioneve paraprake, Sokol Mulosmani është përfshirë mbrëmjen e së shtunës në një konflikt me tre vëllezërit dhe nipi i tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Najzi Leka”, në kryeqytet, ku përplasja mes familjarëve dyshohet se ka nisur për çështje pronësie. Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar personat e përfshirë.
Rrethanat e plota të konfliktit janë ende nën hetim.










