Protestë me 15 pjesëmarres në Triport, kundër TEC-eve lundruese

Në zonën e Triportit në Vlorë u zhvillua protesta e thirrur nga shoqëria civile kundër pranisë së TEC-eve lundruese dhe gardheve rrethuese të vendosura në këtë hapësirë. Pavarësisht thirrjeve të bëra më herët në rrjetet sociale për pjesëmarrje masive, në tubim morën pjesë vetëm rreth 15 qytetarë.

Për shkak të rëndësisë së objektit, zona ishte nën masa të shtuara sigurie, me prezencë të forcave të Policisë së Vlorës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Protestuesit mbanin pankarta kundërshtuese dhe shprehën kërkesa për largimin e TEC-eve, ndërsa nuk munguan edhe thirrjet politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Tubimi zgjati rreth 30 minuta dhe u mbyll pa asnjë incident.