Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit. Një gjarpër është futur në ambientet e një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar panik te punonjësja e biznesit dhe qytetarët që ndodheshin pranë.
Sipas informacioneve paraprake, prania e zvarranikut ka alarmuar menjëherë personat në zonë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për largimin e tij. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Rrethanat se si gjarpri ka hyrë në ambientet e biznesit mbeten ende të paqarta.










