Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me protestën qytetare, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.
Deklaratën Begaj e bëri gjatë aktivitetit për 100-vjetorin e krijimit të Prefekturës së Tiranës, ku vlerësoi rolin historik të këtij institucioni në forcimin e shtetit dhe garantimin e stabilitetit.
Kreu i shtetit nënvizoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkojnë angazhim të përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.
Begaj ritheksoi gjithashtu përkushtimin e tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të interesit kombëtar.










