Rrebeshe shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin e mjeteve


Rrebeshe shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike. Reshjet e dendura kanë sjellë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në aksin rrugor Elbasan–Peqin. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.