Pylli i Semanit vijon të përballet me ndotje të konsiderueshme, një problem që rikthehet çdo verë dhe dëmton imazhin e zonës bregdetare.
Edhe pse institucionet vendore dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura kanë ndërmarrë herë pas here aksione pastrimi, mbetjet e lëna nga vizitorët vazhdojnë të mbushin hapësirat e pyllit dhe zonës përreth.
Për t’i ardhur në ndihmë situatës, 10 vullnetarë nga Sllovakia, Ukraina dhe Polonia iu bashkuan nismës së pastrimit, së bashku me të rinj dhe aktivistë nga Fieri, duke kontribuar në pastrimin e zonës me pisha.
Vullnetarët theksojnë se ndërhyrjet për pastrim janë të rëndësishme, por pa ndërgjegjësim qytetar dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj mjedisit, problemi do të mbetet i pazgjidhur.










