Kamioni perplaset me nje autoveture , humb jeten nje person

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë–Milot, ku një automjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi kosovar me inicialet K. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe motra dhe djali i viktimës, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.