Makina përplaset me furgonin e pasagjerëve dhe përfshihet nga flakët

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa menjëherë pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.