Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë dhe vijojnë të qëndrojnë aty edhe mëngjesin e sotëm.
Protestuesit janë vendosur në disa karrige metalike përgjatë bulevardit, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur edhe këpucë, simbol i emigrimit dhe i qytetarëve të larguar nga vendi.
Në zonë vijon të jetë e pranishme policia, ndërsa qarkullimi i automjeteve në bulevard mbetet i bllokuar që prej ditës së djeshme.
Edhe pas përfundimit të protestës së së shtunës, një pjesë e protestuesve vendosën të mos largohen, duke vazhduar qëndrimin e tyre përpara godinës së qeverisë gjatë gjithë ditës së diel dhe përgjatë natës.










