Fier/ Ndërpritet furnizimi me ujë në qytet dhe disa zona rurale

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier ka njoftuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për qytetin e Fierit dhe disa zona rurale, për shkak të punimeve në Depon Qendrore “Qafa e Koshovicës”.

Sipas njoftimit, ndërprerja për zonën urbane ka nisur në orën 22:00 të datës 17 qershor dhe furnizimi pritet të rikthehet pas orës 10:00 të datës 18 qershor.

Ndërkohë, për zonat rurale Kraps, Plyg dhe Driz, furnizimi me ujë do të rifillojë pas orës 16:00 të ditës së sotme.

Punimet po kryhen nga firma kontraktore “AlbStar”, në kuadër të projektit për ndërtimin e Stacionit të Ri Kafaraj dhe rehabilitimin e depove qendrore në Qafën e Koshovicës.