Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me rregullat. Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhjetëra subjekte që kishin vendosur çadra dhe shezlongë mbi numrin e lejuar në kontrata dhe leje.
Autoritetet kanë sekuestruar pajisjet e vendosura në mënyrë të paligjshme, ndërsa hapësirat publike janë liruar për pushuesit. Sipas AKB-së, kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, për të garantuar respektimin e ligjit dhe aksesin e lirë në plazhe gjatë sezonit turistik.










