Debate dhe batuta janë shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit te Ligjeve ,ku deputeti Saimir Korreshi është përplasur verbalish me deputeten Zegjine Çaushi.
Pjesë nga debati
Korreshi: Unë nuk fola për Roskovecin, për ato gjëra në Lushnjë që i di, kam të drejtë. Kur të vij në Roskovec, atëherë ti…
Çaushi: Hajde kur të duash.
Korreshi: Po më bëre ftesë…
Çaushi: Po patjetër, hajde.
Manja: Zoti Korreshi, mbaruat me pyetjet? Vazhdoni me pyetjet.
Korreshi: A do më lësh në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?
Manja: Rri në Lushnjë më mirë.
Korreshi – Çaushit për mandatin e deputetit: Ti nuk fitove vetë. I tha Bela asaj: “Hiqe këtë”. Nuk e more ti. E dha dorëheqjen një nga Lushnja. Të donin për Gazin. Epo, kujdes me mua! Dha dorëheqjen ajo se i thanë: “Alo! Shpejt se do hyjë shoqja Zegjine”. Ta dinë shqiptarët. Ti fitove hiç e hiç, po s’fitova unë.










