Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në Krujë nga persona të armatosur, të cilët kanë marrë nën kërcënimin e armës xhiron ditore të biznesit.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë kërcënuar punonjësin e karburantit me një armë gjahu tip “çifte” dhe i kanë marrë rreth 20 mijë lekë të rinj.
Pas grabitjes, autorët janë larguar në këmbë nga vendngjarja.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tyre dhe i ka shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.










