Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës te ish-Divizioni, sot Drejtoria e Policisë Kufitare.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një fuoristradë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave.










