Rikonfirmohet drejtori i Policisë së Fierit, Policia e Shtetit bën lëvizje në disa qarqe të vendit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier

Policia e Shtetit ka kryer disa emërime të reja në nivelet drejtuese të policive vendore, duke sjellë ndryshime në tre qarqe të vendit.

Sipas vendimeve më të fundit, Ermal Muça është emëruar drejtor i Policisë Vendore të Lezhës, ndërsa Edvin Ndreu do të drejtojë Policinë Vendore të Vlorës.

Ndërkohë, në Fier, Erion Ahmeti, i cili deri më tani ushtronte detyrën si drejtor i komanduar, është konfirmuar zyrtarisht në krye të Policisë së qarkut Fier.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e drejtimit të strukturave policore në nivel vendor.