SPAK /Sekuestro mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve për dosjen e Zvërnecit.

Zvërneci/ SPAK sekuestron 128 milionë euro që do kalonin te Artur Shehu dhe Ferdinand Sulaj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve për çështjen e Zvërnecit.

Sipas vendimit të SPAK, fondet ndodheshin në llogarinë bankare të noteres publike Amela Mukaj dhe lidhen me kontrata shitblerjeje të nënshkruara më 24 prill 2026.

Nga shuma totale e sekuestruar:

  • 110.247.134 euro lidhen me kontratën e shitjes ndërmjet Artur Shehut dhe shoqërisë “Albanian Land Development” sh.p.k.;
  • 10.044.684 euro lidhen me kontratën e shitjes ndërmjet Ferdinand Sulajt, Burbuqe Sulajt dhe “Albanian Land Development” sh.p.k.;
  • 8.062.619 euro lidhen me një kontratë tjetër shitjeje ndërmjet Ferdinand Sulajt, Burbuqe Sulajt dhe të njëjtës kompani.

Në total, SPAK ka sekuestruar 128.354.437 euro, të cilat sipas dokumenteve të administruara do të përfitoheshin nga Artur Shehu, Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj në bazë të kontratave të shitjes së pasurive. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja e Zvërnecit.