Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u përball me një problem teknik, pasi mikrofoni nuk po funksiononte dhe zëri i tij nuk dëgjohej.
Duke e kaluar situatën me humor, Rama ironizoi influencerët dhe blogerët, duke thënë se ata mund ta interpretojnë ngjarjen sipas mënyrës së tyre.
“Te unë e gjetët të ngecte mikrofoni. Doni që të thonë blogerët që i iku goja Ramës, se ata në fakt kanë shumë gojë”, u shpreh kryeministri, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit.










