Pasqyrimi i protestave qytetare në Shqipëri në mediat e huaja ka ndikuar në perceptimin e tregjeve turistike ndërkombëtare, duke sjellë shqetësime te disa agjenci udhëtimi.
Operatorë turistikë shqiptarë bëjnë me dije se partnerë nga tregu gjerman dhe çek kanë shfaqur pasiguri lidhur me rezervimet e minutës së fundit, veçanërisht për turistët që vizitojnë Shqipërinë për herë të parë.
Sipas tyre, ndikimi i situatës vërehet kryesisht në segmentin e rezervimeve afatshkurtra, ndërsa kërkesa për udhëtime të planifikuara më herët mbetet më e qëndrueshme.









