Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të hënë në Kamëz, ku ka mbetur i vrarë një 27-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ardian Baloshi, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por dyshohet se ka mbërritur pa shenja jete.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia si Sadik Llanaj, ndërsa strukturat ligjzbatuese vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar detajet e ngjarjes dhe ecurinë e hetimeve.










