Detaje te pl*gosjes në Vlorë.Identifikohet i pl*gosuri dhe autori

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Kevi Lazaj, 27 vjeç. I riu është plagosur në momenti kur po dilte nga një lokal bar kafe pranë rreth rrotullimit të lagjes 24 maj.

Në ato momente është afruar pranë automjetit të 27-vjeçarit, një person me motor dhe kaskë duke e qëlluar. Pas ngjarjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar me urgjence drejt spitalit ku ka marre një plage ne këmbë ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Autori i plagosjes  është identifikuar si Turi Aligjoni, 55 vjeç.

“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes’, njofton policia.