Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Rreth orës 03:00, një sasi lënde plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në derën e një banese dykatëshe.
Sipas informacioneve paraprake, banesa është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi. Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodheshin bashkëshortët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të vendosjes së lëndës plasëse.










