Makina perplas per vdekje nje person ne Novoselë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet.

Për pasojë, personi ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.