Rama-S’ka projekt të miratuar për Zvërnecin, pas protestave elementë iranianë

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbërritjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, deklaroi se nuk ekziston ende një projekt i miratuar për Zvërnecin dhe se për këtë arsye nuk ka vend për shqetësime.

Në lidhje me protestat kundër projektit të përfolur në Zvërnec, Rama i cilësoi ato pjesë të një “lufte hibride”, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë elementë iranianë. Ai gjithashtu hodhi poshtë informacionet dhe pamjet që kanë qarkulluar publikisht, duke i quajtur video të rreme dhe duke theksuar se projekti nuk është ai për të cilin është folur deri tani.